Ky projekt synon të sjellë së bashku vajza të reja, gra dhe të rinj të moshës 14-18 vjeç vjeç në një Akademi e cila do të mbahet pranë American Corner për 7 muaj në mënyrë që të përmirësojnë aftësitë e tyre, të ndërtojnë kapacitete në fushën e startup-eve dhe të ndihmohen nga mentorë për të të dalë në fund me një plan biznesi që ka një ndikim social në komunitetin e tyre. Në terma praktik, ky projekt synon të krijojë, koordinojë dhe rrjetëzojë 30 të rinj, veçanërisht vajza që do të trajnohen, mentorohen dhe më vonë do të asistohen me ndihmën e ekspertëve të fushës. Nëpërmjet sesioneve që do të zhvillohen, do t'u sigurojë grave dhe sipërmarrësve të rinj akses në baza të rregullta në fushatat ndërgjegjësuese, aktivitetet e trajnimit, mbështetjen dhe shkëmbimin e praktikave më të mira të startup-eve dhe sipërmarrjes në Shqipëri.