School on ka në fokusin e tij kthimin e shkollave në qendra komunitare, si disa hapësira të cilat mund të përdoren pas orarit zyrtar mësimor nga komuniteti për organizimin e aktiviteteve të ndryshme. Shkolla si qendër komunitare dallon për fokusin e saj në zhvillimin akademik të fëmijëve dhe të rinjve, angazhimin dhe kontributin qytetar, mbështetjen e familjes, shërbimet sociale me fokus sigurinë dhe shërbimet komunitare.
Kjo nisëm e cila mbeshtetet nga Swisscontact do të implementohet në të gjitha shkollat e arsimit të mesëm professional në Lezhë, Shkodër, Berat e Vlorë me qëllim kultivimin e një kulture e cila do të përcohet në brezat pasardhës, duke përfshirë në këtë mënyrë të rinjtë në aktivitete të ndryshme.