Duke qenë se Festivali Anibar është shumë pranë, ata vizituan New Vision si pjesë e turit të tyre në Shqipëri. Në këtë takim të rinjtë dhe të apasionuarit pas animacionit përjetuan pak nga magjia e festivalit, duke ndjekur një pjesë të filmave të shkurtër dhe duke dëgjuar më tepër për të nga stafi i tyre. Këtë vit festivali në Pejë zhvillohet mes datave 17-24 korrik dhe fokusohet në temën "Dashuria" duke bashkuar artistë të huaj dhe vendas për ta cuar artin e animacionit në një tjetër nivel.