ArTivism

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Aktivizmit të rinjtë tanë rikthyen një traditë të dashur për ta, "arTivizëm". "arTivizëm" është një iniciativë interaktive ku nëpërmjet portreteve të figurave të mirënjohura aktivistësh shoqëruar me biografitë e tyre, të rinjtë krijojnë duke vizatuar, diskutojnë dhe prezantohen me shembuj motivues të aktivizmit rinor. ArTivism ka në qendër të tij organizimin e një ekspozite me qëllim promovimin dhe informimin e aktivistëve më të njohur në fusha të caktuara.