50 të rinj filluan një trajnim dy ditor dhe fituan njohuri mbi soft skills, komponentët d he aktorët që ndikojnë në komunikim në bazë të lojërave që promovonin ndërtimin e ekipit dhe rigjallërimin social të të rinjve! Mendimi kritik u mëson të rinjve se si të përcaktojnë dhe analizojnë problemet duke shmangur gabimet dhe paragjykimet njohëse. Ata zhvillojnë aftësinë për të bërë argumente të qëndrueshme dhe bindëse bazuar në logjikë dhe prova. Ata gjithashtu gjejnë boshllëqe dhe supozime të pajustifikuara në opinionet e të tjerëve. Aktiviteti u moderua nga z. Armando Bala dhe folës të tjerë me përvojë shumëvjeçare në shoqërinë civile dhe në punën me të rinjtë. Ata diskutuan çështje të ndryshme për të menduar në mënyrë kritike dhe bazuar në këto tema, secili grup doli në përfundime diverse, gjithashtu pjesë e këtyre workshop-eve ishin dhe përplasjet konstruktive mes grupeve, të cilat më pas u finalizuan me një debat. Pjesëmarrësit gjithashtu u bashkuan në lojëra dhe sfida për ndërtimin e ekipit. Mendimi kritik është i njohur për përfshirjen e një game të gjerë disiplinash dhe kultivimin e talenteve njohëse. Trajnimi përfundoi me certifikimin e pjesëmarrësve dhe reagimet e shkëlqyera, të cilat ata e cilësuan si argëtuese, emocionuese dhe frymëzuese. Trajnimi si ky është një traditë e shkëlqyer për New Vision të cilën anëtarët tanë e kanë vlerësuar gjithmonë.