Debati Karl Popper


Ky projekt synon të krijojë grupe debati të mirëfillta, për t’i pajisur të rinjtë me aftësi të mira debatuese, në mënyrë të tillë që këto aftësi të mbarten dhe pas përfundimit të programit duke krijuar kështu një rrjeti aktiv të rinjsh. Debati Karl Popper do të implementohet përgjatë 6 muajve me qëllim sensibilizimin e nxënësve në lidhje me oportunitetet që mund t’i ofrojë karriera e tyre në të ardhmen. Programi do të informojë më shumë se 2500 nxënës të shkollave 9-vjecare në 5 rrethe të ndryshme të Shqipërisë mbi rëndësinë e AFP-së përmes argumenteve cilësorë. Gjatë këtij programi 970 të rinj do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë mbi debatin Karl Popper. Pjesë e këtij programi do të jetë dhe këshillimi i nxënësve të përfshirë në projekt për mundësitë e tyre të karrierës dhe konsiderimi i AFP për një karrierë më të mirë dhe më shumë mundësi për tregun e punës në Shqipëri dhe më gjerë.