Euphony

50 artistë, 8 grupe muzikore, 6 orë, 3 shtete. “euphony” ndriçoi dhe i dha pafund energji qytetit të Tiranës në datën 28 shtator. New Vision në kuadër të projektit “Fame” mes shteteve Shqipëri, Mali i Zi dhe Itali, realizoi koncertin “euphony” me artistë shqiptar dhe të huaj. Audienca më cool në qytet, shijoi muzikë nga grupet italiane “Blister” dhe “Umu Igwe” dhe grupi malazez “Cajtnot”. Koncerti solli dhe artistë të mirënjohur shqiptar si: Eugent Bushpepa, Aleksandër Gjoka&Band, Çeta Universal, Peter Pan Quartet, DJ Fanatek dhe DJ Nkee. Me një pjesëmarrje dinjitoze, plot energji, frymë rinore dhe muzikë cilësore, koncerti arriti të festonte për artin, të ndërtonte një network aktiv artistësh dhe një hapsirë motivuese për performuesit dhe artdashësit. Stay tuned për të tjera projekte interesante!!!