About Us

Background

  • Organizata New Vision është organizatë jo qeveritare, e cila operon në Tiranë dhe në rang kombëtar me të rinj të grupmoshave të ndryshme. New Vision ka si mision mbështetjen e iniciativave rinore, promovimi I përfshirjes së të rinjve, si dhe rritja e kapaciteteve të të rinjve në disa fusha sociale, veçanërisht në vendimmarrje. New Vision synon të promovojë edukimin joformal të të rinjve, aktivizmin rinor dhe vullnetarizmin, përmes projekteve të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare, trajnimeve të soft-skills, si dhe promovimit të punës vullnetare në rang lokal dhe kombëtar me anë të programit “Unë jam vullnetar”. Rritje e kapaciteve dhe dëshirës për të kontribuar ne kauza sociale është një objektiv për të cilin ne punojmë çdo ditë!


  • Ne promovojmë EDUKIMI - Krijimi I një sistemi mësimor sa më gjithëpërfshirës, rritjen e programeve jashtëkurikulare për nxënësit dhe krijimi i sa më shumë mundesive për spikatjen e talenteve të nxënësve, ku të përdoren sa më shumë teknika jo formale të mësim nxënit. AKTIVIZMI RINOR - Promovimi dhe rritja e kapacatiteteve të të rinjve përmes krijimit të sa më shumë aktiviteteve përfshirë trajnime dhe workshop-et me tematika të ndryshme, si dhe organizime e diskutime me kauza sociale. VULLNETARIZMI - New Vision është themelues i programit “Unë jam vullnetar” dhe implementues për të 6-tin vit të këtij programi, i cili konsiston në mundësimin e shërbimeve për shtresat e marxhinalizuara dhe fëmijët me nevoja të veçanta prane institucioneve publike në rang kombëtar.