Our Team

Meet

Anxhela Kokoshi
Excecutiv Director

Anxhela ka mbaruar studimet në fakultetin e Drejtësisë pranë Universiteti Luarasi, aktualisht ndjek ciklin e dytë të studimeve në nivelin Master Shkencor për të Drejtë Biznesi. Ajo e ka nisur angazhimin e saj në shoqërinë civile që në moshën 13 vjecare dhe sot mban rolin drejtues pranë New Vision Organisation në të cilën asiston tanimë prej disa vitesh. Pjesëmarrëse në disa kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare për të rinjtë, me në fokus kulturën e debatit dhe të folurit në publik si edhe e trajnimeve brenda e jashtë vendit të lidhura me çështje politike, sociale e ekonomike që prekin rininë.

Meet

Eni Isakaj
Project Manager

Eni punon në organizatë në pozicionin e Menaxheres të Projektit. Ajo sjell aftësi të shkëlqyera menaxheriale dhe drejtuese dhe një sërë aftësish ndërpersonale gjatë punës me të rinjtë. Ajo është investuar në planifikimin dhe menaxhimin e projekteve, duke promovuar efikasitetin dhe trajnimin. Eni është një qytetare aktive, me përvojë 3 vjeçare në lehtësimin, angazhimin dhe vullnetarizmin në OJQ lokale për projektet e fuqizimit të të rinjve. Puna e saj vullnetare përfshin edhe punën në institucionet sociale me fëmijë me nevoja të veçanta dhe vështirësi ekonomike. Aktualisht ajo është duke përfunduar studimet për Psikologji.

Meet

Sindi Jaupaj
Chief Financial Officer

Sindi punon si menaxher financiar i organizatës. Ajo ka mbaruar studimet për ekonomi dhe aktualisht është në përfundim të drejtimit për ekonomi IT. Sindi tregon aftësi të mëdha analitike dhe menaxhuese. Ajo punon mirë me grupe dhe është e adaptueshme ndaj situatave. Ajo ka për detyrë të sigurojë që të gjitha transaksionet të kontabilizohen dhe mirëmbahen siç duhet në sistemet financiare, sipas të gjitha procedurave dhe kontrolleve. Ajo është përgjegjëse për ndihmën financiare përkatëse, gjatë buxhetimit dhe llogaridhënies ndaj donatorëve.

Meet

Xheni Hatillari
Project Coordinator

Ka studiuar tek Fakulteti Mjeksisë, Universiteti i Tiranës. Ajo është një profesioniste e fushës mjekësore dhe njëkohësisht aktiviste e shoqërisë civile prej disa vitesh tanimë duke nisur me çmimin "Vullnetarja e Vitit 2016" e duke vazhduar me implementimin e projekteve të ndryshme në rang kombëta, me një eksperiencë pune në organizma të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare si Peace Corps Albania apo konsulente pranë UNICEF.

Meet

Armando Bala
Kryetar Bordi

Armando ka mbaruar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, dega Sociologji. Ka 10 vite eksperincë në Shoqërinë Civile me fokus kryesor edukimin dhe të rinjtë. Në vitin 2012 bashkëthemeloi organizatën jofitimprurese New Vision, tek e cila ka mbajtur rolin e Drejtorit Ekzekutiv. Ai është anëtar i Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile nga tetori i vitit 2020. Përgjatë karrierës së tij ai ka punuar dhe është certifikuar në institucione kombëtare dhe ndërkombëtare prestigjoze si ekspert organizacional në fushën e arsimit dhe të rinjve ku mund të vecojmë Departamentin e Shtetit të SHBA-së për pjesëmarrjen në “International Visitor Leadership Program” me temën “Education Leaders Advance on Civic Engagement among Youths” gjatë muajve mars-prill 2019. Momentalisht ai po jep kontributin e tij në një shkallë më të lartë në nivel kombëtar, duke u angazhuar si këshillëtar pranë Ministrisë së Shtetit për të Rinjtë dhe Fëmijët.