Në ditën e parë të rinjtë pjesëmarrës u njohën dhe zhvilluan sesione me vlerë, me dy trajnuesit, z. Gentjan Shaqirii dhe znj. Junida Katroshi. Sesionet trajtuan temën e lidershipit, rëndësinë e tij dhe dimensionet se si mund ta zhvillojmë përgjatë jetës sonë. Nëpërmjet ushtrimeve interaktive, shembujve personal, diskutimeve të hapura dhe përfshirjen e një aspekti financiar, të rinjtë mësuan më tepër se çdo të thotë të jesh një lider. Ata trajtuan si të jesh lider i nismave personale, e një sipërmarrje ose i komunitetit ku janë pjesë. Në ditën e dytë të rinjtë zhvilluan dhe praktikuan "të folurën në publik" dhe aftësitë bazë të komunkimit.Duke u bazuar në një metedologji joformale dhe me në fokus individin, të rinjtë arritën në konkluzione me vlerë dhe praktikuan aftësitë e fituara nëpërmjet improvizimeve dhe ushtrimeve. Në përfundim të rinjtë arritën të ndërthurnin njohuritë e të dyja ditëve mjaft aktive dhe të njihnin njëri-tjerin duke ndarë interesa, praktika dhe eksperienca personale. Pilot 22 synoi të krijonte një hapësirë të sigurt në të cilët të rinjtë socializohen dhe pasurohen me një set aftësish në kuadrin e aftësive të buta për t'i përdorur ato në përditshmërinë e tyre!