BizpUP “Akademia e Vajzave në Sipërmarrje”
2021-06-22 by admin
BizpUP “Akademia e Vajzave në Sipërmarrje”

Qëllimi i projektit ishte të krijonte kushte për të siguruar një integrim më të mirë të vajzave dhe grave të reja në ekonominë formale përmes përdorimit të trajnimeve dhe mentorimit, ndërsa promovon rritjen ekonomike. Projekti u realizua në bashkëpunim të ngushtë me American Corner Tirana. 

Kohëzgjatja e zbatimit të projektit ishte 7 muaj, i mbeshtetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Rezultatet e arritura të projektit janë:

  • Rreth 25 vajza të reja moren trajnime dhe mentorime gjatë akademisë duke fituar njohuri në treg, modelim të mendimit, planifikim biznesi dhe të gjithë përbërësit e tjerë të një ndërmarrje të suksesshme.
  • Rreth 100 të rija u informuan për këtë Akademi duke qënë pjesë e një prezantimi të përgjithshëm në mënyrë që të trajtojnë idenë se vajzat e reja mund të jenë të suksesshme dhe të afta të ndërmarrin iniciativa.
  • 5-7 plane biznesi u përpunuan dhe u prezantuan në eventin përfundimtar përpara jurisë, mentorëve dhe investitorëve të mundshëm për bashkëpunime në të ardhmen.
  • Më shumë se 16 aktivitete u mbajten te American Corner Tirana me pjesëmarrjen e 20 vajza të reja dhe më shumë se 6 folës.

Impaktet afatgjata dhe qëndrueshmëria:

Krijimi i disa ideve të mira sipërmarrëse nga vajzat të cilat mund të implementohen në vazhdimësi.

Qëndroni në azhurnim!

Bëhu i pari që merr informacion në lidhje me fëmijët që ne ndihmojmë.