Qendra Multifunksionale Thumanë
2021-06-22 by admin
Qendra Multifunksionale Thumanë

Qëllimi i projektit ishte krijimi i një qendre multifunksionale e cila do të sherbejë në rivitalizimin e jetes sociale në zonën e Thumanës.

Kohëzgjatja e zbatimit të projektit ishte 6 muaj, i mbeshtetur nga Fondacioni Global Shqiptar.

Rezultatet e arritura të projektit janë:

  • Krijimi i një Qendre Multifunksionale në zonën e Thumanës.  
  • Realizimi i një serë aktivitetesh sociale për të rinjtë e zonës. 
  • Krijimi i një grupi vullnetaresh dhe përgatitja e tyre për menaxhimin e qendres në fund të projektit.

Impaktet afatgjata dhe qëndrueshmëria:

Qendra Multifunksionale Thumanë është e vetmja qendër me tipare të tilla në të gjithë zonën, e cila është në dispozicion te të rinjve dhe ka si objektiv kryesor rivitalizimin e jetës sociale të zonës. Ofrimi i një kalendari të larmishëm me aktivitete sociale me tema të ndryshme, do të rrisë aktivizmin rinor të zones duke përfshirë një numër të madh të rinjsh. Në përfundim të programit, qendra do ti mbetet aset komunitetit dhe të rinjve vullnetarë të zones.

Qëndroni në azhurnim!

Bëhu i pari që merr informacion në lidhje me fëmijët që ne ndihmojmë.