QENDRA MULTIFUNKSIONALE THUMANE


Zona e Thumanës u prek nga tërmeti i vitit 2019 dhe gjithashtu nga pandemia globale duke bërë që komunitetit t’i nevojitet ndërhyrje për normalizimin e jetës sociale. Mjediset shkollore janë të dëmtuara për shkak të tërmetit dhe janë akoma në ndërtim gjë që i bën ato të pa aksesueshme. Po ashtu dhe pjesa e edukimi joformal apo organizimi i aktiviteteve sociale apo trajnimeve për të rinjtë është thuajse inekzistent. Aktualisht zona e Thumanës është një zonë realisht e izoluar nga aktivitete dhe programe të këtij lloji. Prania e një qendre multifuksianale në Thumanë dhe ofrimi i trajnimeve për të rinjtë, do të rrisë aktivizmin rinor të zonës duke përfshirë një numër të madh të rinjsh. Me anë të këtij projekti, synohet të arrihet një përfshirje e madhe e të rinjve vendas, duke promovuar kështu aktivizmin rinor në një zonë ku nisma të tilla nuk janë ndërmarrë ndonjëherë. Ne synojmë më shumë se 60 të rinj të aftësohen se si të ndërtojnë dhe të menaxhojnë një fushatë lokale për mbrojtjen e mjedisit, të cilët në fund të projektit do të vazhdojnë si grupim i pavarur për të menaxhuar dhe fushata të tjera për çëshjte shqetësuese për komunitetin. Qendra Multifunksionale Thumanë është e vetmja qendër me tipare të tilla në të gjithë zonën, e cila është në dispozicion te të rinjve dhe ka si objektiv kryesor rivitalizimin e jetës sociale të zonës. Ofrimi i një kalendari të larmishëm me aktivitete sociale me tema të ndryshme, do të rrisë aktivizmin rinor të zones duke përfshirë një numër të madh të rinjsh. Në përfundim të programit, qendra do ti mbetet aset komunitetit dhe të rinjve vullnetarë të zones.