Organizata New Vision (NV-Vizioni i Ri 2016) është organizatë jo qeveritare, e cila operon në Tiranë dhe në rang kombëtar me të rinj të grupmoshave të ndryshme. New Vision ka si mision mbështetjen e iniciativave rinore, nxitjen
New Vision synon të promovojë edukimin joformal të të rinjve, aktivizmin rinor dhe vullnetarizmin, përmes projekteve të ndryshme lokale dhe ndërkombtare, trajnimeve të soft-skills, si dhe promovimit të punës vullnetare në rang lokal dhe kombëtar me anë të programit “Unë jam vullnetar”. Rritje e kapaciteve dhe dëshirës për të kontribuar ne kauza sociale është një objektiv për të cilin ne punojmë çdo ditë!
Historiku
New Vision fillimisht ka nisur nën hapat e një grupimi rinor që punonte në periferi të Tiranës, me problematikat që të rinjtë hasnin në këtë zone, në kontekstin e vështirë ekonomik dhe social ku ata jetonin. Aktivitetet e para të kësaj lëvizje të themeluar nga një grup gjimnazistësh nisën në Shtator të vitit 2011, me promovimin e punës së përditshme vullnetare pranë Institutit të Nxënësve që Nuk Shikojnë dhe Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë. Qëllimi kryesor i këtij grupimi ishte ofrimi i mbështetjes për këta të rinj dhe integrimi i tyre në jetën sociale. Në dhjetor të vitit 2012 u vendos nga anëtarët e saj, që funksionimi i kësaj strukture informale të mos mbetej në kuadrin e një lëvizjeje por të krijohej një strukturë formale me formë juridike si shoqatë nën emrin New Vision, ku të jepej mundësia e zgjerimit të të gjithë nismave në rang lokal dhe kombëtar.

Armando Bala

Rigi Shehi

Enkeleda Kastrati

Xheni Hatillari
-
answer
-
Answer