Krijimi i një tryeze të rumbullakët mes drejtorëve të shkollave në Shqipëri, Kosovë dhe Itali është qëllimi i Shkollës verore A.N.D.i.S. Gjatë këtyre takimeve do të diskutohet më gjatë rreth menaxhimit të shkollave dhe rolet që aktorët kryesorë kanë në ngritjen organike me efektivitetet më të lartë në shkolla. Këtë muaj New Vision organizoi Konferencën e 11-të Ndërkombëtare A.N.DI.S ''School autonomy and responsibility, comparative educational systems'', e cila u mbajt në Sarandë, nga data 26-31 Mars 2019 me mbi 100 pjesëmarrës nga Italia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, shumica e të cilëve ishin drejtorë shkollash. Gjatë atyre ditëve pjesëmarrësit morën disa trajnime si dhe gjithashtu shkëmbyen përvojat me kolegët e tyre.