Speak Up


SpeakUp synon të arrijë është krijimi i një platforme përmes së cilës të rinjtë që trajnohen për përfshirjen sociale mund të kthehen në një mekanizëm që transmeton tek të rinjtë e tjerë mesazhe të ndryshme në lidhje me vlerat shoqërore dhe vlerën e angazhimit shoqëror në komunitet. Programi ynë i cili mbështetet nga Lëviz Albania, ka për qëllim që përmes një konkursi të krijojë fushata të formalizuara nga të cilat të evidentohen liderat komunitarë që këto zona kanë dhe të arrihet krijimi i një kulture aktiviste e cila do të vazhdojë dhe pas finalizimit të programit. Krijimi i kësaj hapësire të sigurt mes bashkëmoshatarësh e cila i shërben plotësisht të rinjve dhe interesave të tyre, ka si objektiv kryesor rivitalizimin e jetës sociale të zonës, nxitjen e aktivizmit rinor dhe angazhimit qytetar mbi çështje me interes për komunitetin në nivel vendor. Prania e një grupimi të tillë në Bashkinë Kamëz dhe Vorë dhe ofrimi i trajnimeve për të rinjtë, do të rrisë aktivizmin rinor të zonës duke përfshirë një numër të madh të rinjsh. Me anë të këtij projekti, synohet të arrihet një përfshirje e madhe e të rinjve vendas, duke promovuar kështu aktivizmin rinor në një zonë ku nisma të tilla nuk janë ndërmarrë ndonjëherë. Qëllimi afatgjatë është që në fund të projektit ky rrjet të ngelet si aset i komunitetit dhe grupit të vullnetarëve që e kanë themeluar përgjatë zhvillimit të kësaj iniciative. Bashkia Kamëz dhe Bashkia Vorë janë dy Bashki relativisht të mëdha dhe me akses të lartë me kryeqytetin si përkundër distancës kilometrike dhe asaj kulturore, ku pjesa më e madhe e të rinjve shpesh zhvendosen nga këto zona në Tiranë për kryerjen e aktiviteteve të tyre të përditshme, akademike dhe sociale. Në bazë të eksperiencave të akumuluara nga puna me të rinjtë apo grupe të margjinalizuara në këto Bashki, ne besojmë se një organizim rinor në formën e një rrjeti bashkëmoshatarësh do të jetë përqasja më e mirë dhe më plotësuese për këtë komunitet dhe i vetmi mjedis për të angazhuar të rinjtë në aktivitete sociale dhe për të nxitur aktivizmin rinor. Programi ynë synon që përmes një konkursi të krijojë fushata të formalizuara nga të cilat të evidentohen liderat komunitar që këto zona kanë dhe të arrihet krijimi i një kulture të tillë e cila do të vazhdojë dhe pas finalizimit të programit.