Summer ON Skills


New Vision e nisi verën me Summer ON Skills Summer Camp. Gjatë kësaj fundjave, një grup të rinjsh morën pjesë në sesione trajnimi që synonin trajnimin e të rinjve në çështje si: të menduarit kritik, lidershipi, komunikimi, të folurit publik dhe vendimmarrja, të gjitha brenda të ashtuquajturave “aftësi te buta”. Pranë natyrës dhe me shumë kureshtje, të rinjtë u bënë pjesë e ushtrimeve edukative dhe ndërvepruese dhe njëkohësisht u prezantuan me koncepte shumë të nevojshme për zhvillimin e tyre në aspektin individual dhe ndërpersonal. Në ditën e parë u trajtuan tema si mendimi kritik dhe kreativiteti përmes ushtrimeve interaktive, diskutimeve në grup dhe njëkohësisht u prezantuan koncepte mjaft të nevojshme për zhvillimin e tyre në aspektin individual dhe ndërpersonal. Nëpërmjet lojërave dhe detyrave të ndryshme, pjesëmarrësit u njohën me njëri-tjetrin dhe fituan një kuptim më të thellë se si është të punosh si ekip në detyra që kërkojnë bashkëpunim, mendim të shpejtë dhe komunikim.