Through Vet

Through Vet ka për qëllim nxitjen dhe krijimin e bashkëpunimit midis shkollave profesionale në Shqipëri dhe Itali. Përgjatë 3 ditëve përfaqësues të shkollave profesionale në Tiranë dhe Romë morën pjesë në disa vizita ditore që u zhvilluan në qytetin e Tiranës dhe të Lezhës. Krijimi i urave të komunikimit dhe shkëmbimi i eksperiencave mes përfaqësuesve të këtyre institucioneve ishte ajo c’ka u arrit gjatë këtij takimi. ThroughVET mundësoi shkëmbimin kulturor të nxënësve mes dy shkollave profesionale si një eksperiencë e cila tregon më së miri realizimin e procesit të mësimnxënies në dy vendet respektive.

Rezultatet e arritura të projektit janë:

Krijimi i tryezave të rrumbullakëta, ku morën pjesë më shumë se 20 përfaqësues të shkollave profesionale nga Shqipëria dhe Italia.

Më shumë se 2 dalje në media u realizuar për të promovuar bashkëpunimin midis 2 vendeve.

U realizuan 3 takime me bizneset lokale në qarkun e Lezhës, të cilat mbështesnin arsimin profesional dhe ofronin praktika të mira mësimore për nxënësit.