Together 100

Together 100 ka si qëllim ofrimin e ndihmës me pako ushqimore dhe higjenike si dhe me materiale mësimore zbavitëse për më shumë se 30 familje në qarqet e prekura nga tërmeti 26 Nëntorit të vitit 2019 dhe nga pandemia COVID-19. Përgjatë 4 muajve New Vision në bashkëpunim me Fondacionin Global Shqiptar do të suportojnë fëmijët me problematika në shikim me materialet e nevojshme për vazhdimësinë e procesit mësimor.

Rezultatet e arritura të projektit janë:

Sigurimi i 30 familjeve me masa mbrojtëse kundër virusit Covid-19 si maska, doreza, dezinfektues etj;

Furnizimi i 30 familje me ushqime dhe produkte higjienike;

Sigurimi i fëmijëve që janë në procesin e të mësuarit nga shtëpia me materiale shkollore, kryesisht fëmijëve me problematika në shikim;

Sigurimi i 30 familjeve me materiale zbavitëse si lojëra në tryezë, lojëra letrash etj.