Together Through Sports - Sports Envoys

Qëllimi i përgjithshëm i programit “Sports Envoy” ishte të forcojë përfshirjen sociale në komunitetet e margjinalizuara me fokus të rinjtë dhe vajzat, të rrisë pjesëmarrjen e grupeve të pafavorizuara dhe të promovojë një mënyrë jetese aktive duke organizuar aktivitete të komunikimit me komunitetin. Ky projekt mblodhi së bashku dy ish-basketbollistë të NBA dhe WNBA Sam Perkins dhe Kirby Burkholder për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si dhe shpalljen zyrtare të nisjes së programit Jr. NBA Sports Envoy. Nëpërmjet aktiviteteve interaktive për të rinjtë të cilët i përkasnin grupeve të margjinalizuara, programi synonte të promovonte tolerancën, solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen. Të rinjtë e këtyre komuniteteve patën mundësinë të ndërveprojnë dhe të integrohen me grupe të tjera shoqërore përmes sportit, në një mënyrë që programet shkollore nuk mund ta ofrojnë. Objektivat Ky program synon të promovojë mundësi të barabarta dhe akses, përfshirje dhe drejtësi në fushën e sportit, duke mbështetur një kontakt më të mirë me pjesëmarrësit me prejardhje më të ndryshme. Rritja e qasjes gjithëpërfshirëse duke organizuar evente ku të rinj me prejardhje të ndryshme marrin pjesë në të njëjtin aktivitet për të zgjeruar pjesëmarrjen dhe kohezionin shoqëror duke u argëtuar. Një qasje me në qendër të rinjtë dhe pjesëmarrëse duke u përqëndruar në nevojat dhe të drejtat e të rinjve me më pak mundësi. Ky program synonte të kishte një qasje me shumë palë të interesuara duke bashkëpunuar në organet qeveritare, ministritë, organizatat dhe sektorët privatë dhe të specializuar.