Vullnetari I Vitit 2021

Në kuadër të ditës kombëtare të vullnetarizmit u organizua për të 8-in vit radhazi fushata “Vullnetari i Vitit 2021”. Vullnetarizmi është një nga shtyllat kryesore të punës së New Vision ndër vite. Ne besojmë se vullnetarizmi jep një burim të madh të pasurisë shpirtërore dhe morale. Qëllimi i këtij eventi është promovimi i vlerave të vullnetarizmit dhe historive personale që i kanë shtyrë të rinjtë të përfshihen në aktivitete të tilla vullnetare. Aktivitete që përfshinin fusha të ndryshme si mbrojtja e kafshëve, mbrojtja e mjedisit, fuqizimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe shumë fusha të tjera që ndikojnë në jetën tonë të përditshme. Kandidaturat vinin nga OJQ, shoqata apo grupe joformale të ndryshme. Fokusi kryesor i këtij eventi janë ata 12 të rinj që janë një vlerë e shtuar për komunitetin dhe që të gjithë duhet t'i njihni dhe t'i ndiqni. Një juri profesioniste u vendos për të zgjedhur një fitues dhe sigurisht ishte një vendim i vështirë pasi kishte të gjitha kandidaturat e mëdha. Në fund Soni Seli, anëtare e Këshillit Rinor pranë Ambasadës Amerikane, ishte fituesi i merituar i këtij viti dhe i urojmë të gjitha të mirat.