Vullnetari i Vitit 2022

“Vullnetari i Vitit” është një koncept i krijuar në kuadër të datës 5 Dhjetor, e cila shënon Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, ku përgjatë 10 viteve, janë nominuar 200 kandidatura me në fokus promovimin e vlerave vullnetare. Fushata për ngritjen dhe promovimin e koncepteve të mira të vullnetarizmit nis 15 ditë përpara kësaj date. Kjo fushatë e ka zanafillën e saj në loaklizimin e shembujve të mirë të vullnetarizmit. Organizatat që ofrojnë aktivitet vullnetar në fusha si: mbrojtja e mjedisit, fuqizimi i femijëve me aftësi të kufizuara, teknologjia dhe inovacioni, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të gruas etj, propozojnë një individ që në këndvështrimin e tyre, pasqyron më së shumti vlerat e vullnetarizmit dhe që mund të jetë shembull për shumë të rinj për tu angazhuar dhe për të ndihmuar vullnetarisht në komunitet. Pas përzgjedhjes së kandidaturave, vullnetarët e rinj do të promovohen në platforma të ndryshme online më anë të së cilave do të bëhet një pasqyrim më i mirë i angazimit të tyre aktiv në komunitet, duke treguar kështu një histori frymëzimi për shumë bashkëmoshatarë të tjerë. Kjo fushatë ka për qëllim promovimin e punës vullnetare, nxitjen e vullnetarizmit mes të rinjve, si dhe nxitjen e një shembulli pozitiv në shoqëri. 20 kandidatura përfaqësuan punën e palodhur të vullnetarëve dhe organizatave përfaqësuese, të cilat në këtë ditë bashkohen dhe rrjetëzohen për të mbështetur shembuj pozitiv vullentarizmi dhe nxjerr konkluzione me vlerë për punën e tyre në vijim. Ministrja znj. Bora Muzhaqi dhe aktorë me rëndësi në shoqërinë civile dhanë mbështetjen e tyre të rinjve pjesëmarrës duke i inkurajuar të vazhdojnë punën e mirë.

Instagram Link!