Skip to content Skip to footer

AADF Scholarship Program 2026

Gjatë këtij aktiviteti, të rinjtë patën mundësinë të njihen më nga afër me mundësitë e bursave dhe alternativat e studimit në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara. Ata diskutuan rreth mundësive për të ardhmen e tyre akademike, bënë pyetje të vlefshme dhe morën informacion të dobishëm për hapat që mund të ndjekin drejt arsimimit të tyre.


Ekipi i American Academy of Tirana ndau informacione dhe këshilla të vlefshme mbi programet akademike, mundësitë e studimit dhe rrugët që studentët mund të ndjekin për të zhvilluar më tej potencialin e tyre.

Aktiviteti shërbeu si një hap i rëndësishëm për t’i informuar dhe orientuar të rinjtë drejt mundësive të reja për edukimin dhe të ardhmen e tyre profesionale.

Skuadra e New Vision

Leave a comment