📍 Më datë 9 Tetor, New Vision organizoi konferencën “Artificial Intelligence and the Future of Job Markets”, një ngjarje që solli në qendër të vëmendjes ndikimin e inteligjencës artificiale në arsimin dhe zgjedhjet profesionale të të rinjve në Shqipëri.
💡 Aktiviteti u ideua në një kohë kur mijëra maturantë po merrnin vendime për të ardhmen e tyre akademike, në një botë që po ndryshon me ritme të paprecedenta, sidomos pas lançimit të ChatGPT-5 dhe avancimeve të fundit në AI.
🤖 Një nga momentet më të veçanta të eventit ishte një bashkëbisedim i drejtpërdrejtë me inteligjencën artificiale, një eksperiencë ndryshe , që shërbeu si pikënisje për reflektim të thellë mbi të ardhmen.
👉Pas këtij momenti, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë perspektivat e profesionistëve dhe studiuesve të fushës, të cilët ndanë mendimet e tyre mbi transformimet në tregun global të punës dhe rëndësinë e përshtatjes me realitetet e reja.
🎙️ Panelistë të ftuar kishim:
Entela Gjylën – Co-Founder ,Karriera.org
Sara Çelën – AI Tirana Hub Leader
Firdeus Kasaj – CEO and Founder,UnyoCorp
Prof. Carlo Ciulla, Western Balkans University
Lorela Spahiun – AI Researcher/ Student of Prof. Cuilla
💡Shpresojmë që kjo konferencë t’u ketë lënë disa pyetje reflektive si:
•Si do të ndikojë AI në profesionin që ke zgjedhur?
•Si mund ta përdorësh AI-në për t’u mësuar, për t’u rritur dhe për t’u dalluar në fushën tënde?






