📍Në kuadër të nismës “Holiday in a Box”, një qendër kursesh në Tiranë na dhuroi dy kamionë të mbushur plot me mjete shkollore.
👉Këto mjete do të përdoren për të pajisur një shkollë në zonat rurale të Shqipërisë, të cilën jemi duke e përzgjedhur me kujdes në mënyrë që ndihma të shkojë atje ku ka realisht më shumë nevojë.
😍Kontributi dhe mbështetja juaj në këtë proces është shumë i vlefshëm.
😎 Mos harroni dhuratat! Për çdo vajzë apo djalë 0–15 vjeç, një kontribut i vogël sjell gëzim të madh.
🎁Dhuratat mund të përfshijnë lodra, mjete shkollore, rroba të reja ose të përdorura (por në gjendje të mirë).



