Skip to content Skip to footer

Book Hour

Ndryshe nga aktivitetet e tjera që zhvillohen zakonisht , New Vision dje organizoi aktivitetin “Book Hour”, një hapësirë të qetë të dedikuar leximit dhe reflektimit personal.

Gjatë këtij takimi, secili pjesëmarrës zgjodhi një libër nga biblioteka jonë dhe kaloi një orë të qetë mes faqeve, duke shijuar atmosferën e ngrohtë dhe frymëzuese të leximit.

Disa prej pjesëmarrësve zgjodhën të marrin librat me vete për t’i përfunduar në ditët në vijim, duke e kthyer këtë aktivitet në një përvojë frymëzuese që nxit dashurinë për librin dhe zhvillimin personal.

Leave a comment