Dje, New Vision dhe Heinrich Böll Stiftung organizuan një bashkëbisedim me ekspertë të fushës,kuadër të ekspozitës së Jutta Benzenberg “Mos kthe kokën nga shtëpia që digjet”.
Ekspozita sjell në vëmendje realitetin e viteve ’90 në Shqipëri ,një periudhë plot ndryshime, sfida dhe emocione të thella që kanë ndikuar në mënyrën si shoqëria jonë është zhvilluar.
Në këtë ambient frymëzues, pjesëmarrësit patën mundësinë të reflektojnë mbi këto vite përmes fotografisë dhe diskutimit me ekspertë të fushës, duke ndarë mendime mbi kujtesën kolektive dhe rrugët e transformimit shoqëror.











