Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Vullnetarët e Vitit 2025!

Nov 20, 2025 @ 9:00 am - Jan 5, 2026 @ 5:00 pm

Në kuadër të fushatës “Unë jam Vullnetar”, që implementohet nga New Vision prej 12 vitesh, dhe në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, këtë vit New Vision lançon thirrjen për propozime për “Vullnetarët e Vitit 2025”.

Gjatë viteve të mëparshme, gjatë periudhës së njoftimit dhe promovimit të “Vullnetarit të Vitit”, kemi evidentuar shpesh individë që kanë kontribuar realisht dhe me vullnet në shërbim të kauzave të ndryshme. Megjithatë, pas përfundimit të promovimit, është vënë re se gjithë vëmendja fokusohet tek fituesi, duke zbehur vlerën dhe angazhimin e shumë të rinjve të tjerë që po bëjnë një punë po aq të rëndësishme.

Pikërisht për këtë arsye, këtë vit kemi vendosur të mos jetë më një fitues i vetëm, por të vlerësohen “Vullnetarët e Vitit 2025”, duke promovuar më shumë se një individ dhe duke nxjerrë në pah kontributin e disa personave që kanë sjellë vlerë të shtuar në sektorët ku ata veprojnë.

📣 Thirrja është e hapur për të gjithë:të rinjtë,grupet informale,organizatat,institucionet dhe aktorë të tjerë,

https://forms.gle/2PS3pJdQHxK4kzA89

që, përmes linkut të mësipërm, të propozojnë individë që gjatë vitit 2025 kanë shërbyer apo kanë kontribuar vullnetarisht në një kauzë apo grup kauzash.

📝 Do ta vlerësonim maksimalisht që propozimet të jenë të menduara me përgjegjësi, duke synuar promovimin e individëve që vërtet kanë sjellë ndikim pozitiv.

🎯 Qëllimi ynë është të promovojmë figurat me kontribut të vlefshëm dhe të frymëzojmë sa më shumë të rinj të angazhohen në vullnetarizëm.

Details

  • Start: Nov 20, 2025 @ 9:00 am
  • End: January 5 @ 5:00 pm
  • Event Categories: ,

Leave a comment