Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Winter School 2026

January 24 @ 7:00 am - January 25 @ 9:00 pm

Winter School është një aktivitet tradicional i New Vision, që organizohet çdo vit me synimin për të sjellë bashkë të rinj të angazhuar, për të mësuar, ndarë përvoja dhe për të forcuar komunitetin tonë.
Këtë vit, Winter School do të mbahet në Pogradec, në datat 24 dhe 25 janar.

Përgjatë 48 orëve, pjesëmarrësit do të përfshihen në një program intensiv, të ndërtuar mbi format e të mësuarit joformal, ku do të trajtohen tema si:soft skills,angazhimi komunitar,puna në grup,komunikimi,
përgjegjësia individuale dhe kolektive,si dhe ndërtimi i një komuniteti aktiv dhe të qëndrueshëm.

Aktiviteti do të përfshijë një numër të kufizuar pjesëmarrësish, të ndarë në mënyrë të qëllimshme:75% anëtarë aktualë të New Vision,25% pjesëmarrës të rinj.

Kjo ndarje nuk është rastësore. Për ne është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të forcojmë grupin me të cilin punojmë prej kohësh, por njëkohësisht të hapemi ndaj të rinjve të rinj, duke përcjellë energjinë, vlerat dhe frymën pozitive që përfaqëson New Vision.

Programi i Winter School do të jetë dinamik dhe i larmishëm, duke përfshirë:workshop-e praktike,lojëra dhe aktivitete grupore,ndarje përgjegjësish në grup,aktivitete në natyrë si hiking,si dhe momente reflektimi dhe bashkëbisedimi.

Qëllimi ynë është të shfrytëzojmë maksimalisht këto dy ditë, duke krijuar një eksperiencë që shkon përtej një trajnimi të zakonshëm.

Për të gjithë ata që mendojnë të aplikojnë, Winter School nuk është thjesht një aktivitet ndryshe, por një mundësi reale për t’u bërë pjesë e një komuniteti, për të krijuar lidhje të reja dhe për të zhvilluar veten në një ambient mbështetës dhe miqësor.

Aktiviteti do të certifikohet.

👉 Mund të aplikojnë të rinj të moshës 17–23vjeç.
👉 Aplikimi do të bëhet përmes email-it [email protected] (email-i është i detyrueshëm për përzgjedhje, pavarësisht sa kohë keni si anëtarë të organizatës).

Në email-in e aplikimit duhet të përfshihen:mosha,numri i kontaktit,angazhimi aktual ose i mëparshëm si vullnetar (nëse ka),arsyeja pse dëshironi të jeni pjesë e Winter School.

Për moshat nën 18 vjeç, është e detyrueshme të lihet edhe numri i kontaktit i një familjari – element i sugjerueshëm edhe për pjesëmarrësit mbi 18 vjeç.

💰 Aktiviteti ka një fee prej 3,700 lekësh, e cila mbulon:ushqimin,udhëtimin,si dhe një natë fjetje.

Nëse po kërkon një eksperiencë që kombinon mësimin, natyrën, njerëzit dhe komunitetin, Winter School 2026 në Pogradec është për ty.

Details

  • Start: January 24 @ 7:00 am
  • End: January 25 @ 9:00 pm

Leave a comment