Me një grup prej 15 vullnetarësh, patëm kënaqësinë të ishim pjesë e Za Fest X, një festival që prej vitesh bashkon muzikën, artin dhe trashëgiminë kulturore në një atmosferë të veçantë.
Për tre ditë, u bëmë pjesë e një eksperience të mbushur me emocione, koncerte të paharrueshme dhe energjinë unike që vetëm Za Fest di të krijojë.



Mes gjithë ritmit të festivalit, gjetëm edhe pak kohë për të shëtitur nëpër Shkodër dhe për të shijuar bukurinë e qytetit, duke e bërë këtë udhëtim edhe më të veçantë.
Za Fest X nuk ishte thjesht një festival për ne,ishte një eksperiencë e mbushur me muzikë, frymëzim, miqësi të reja dhe kujtime që do t’i marrim me vete për një kohë të gjatë. ❤️🎶




Skuadra e New Vision
