Skip to content Skip to footer

Aktivitet në kuadër të Ditës së Ndërgjegjësimit Kundër Dhunës

Ditën e djeshme, më 2 Tetor, New Vision, në bashkëpunim me qendrën “Të Qëndrojmë së Bashku”, organizoi një aktivitet sensibilizues për fëmijët e qendrës, kushtuar vlerave të paqes, respektit dhe ndëgjegjësimit të dhunës.

🎨 Gjatë ditës, fëmijët u angazhuan me lojëra të ndryshme interaktive, duke shprehur vizionin e tyre për një të ardhme pa dhunë. Arti dhe loja u shndërruan në mjete të fuqishme për të përcjellë mesazhe të mirëkuptimit, solidaritetit dhe dashurisë.

🖌 Një nga momentet më të veçanta të aktivitetit ishte krijimi i një portreti të Mahatma Gandhit, simbol i përjetshëm i paqes dhe ndërgjegjësimit të dhunës. Ky moment i frymëzoi fëmijët të reflektojnë mbi rëndësinë e empatisë, tolerancës dhe rolit që secili prej nesh ka në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe paqësore.

👫 Ishte një aktivitet mjaft interesant, i mbushur me energji pozitive. ✨

👉 Bëhu pjesë e misionit tonë duke aplikuar këtu: https://rb.gy/thxnet

Leave a comment